EKSKLUZIVE/ Martini ikën nga Teuta, zbulohet kandidati potencial për pankinën e kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 14:45

EKSKLUZIVE/ Martini ikën nga Teuta, zbulohet kandidati potencial për pankinën e kampionëve

Edi Martini nuk do të drejtojë më Teutën. Trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit durrsak ka vendosur të japë dorëheqjen pasi kampionët u mundën dje nga Partizani.

Martini

Shkodrani 46- vjeçar arriti të fitojë titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën në harkun e dy viteve. Ky sezon nuk nisi siç duhet për durrsakët dhe gazeta mëson se ka pasur një ftohje të hershme mes tij dhe presidentit Hasaneblliu.

Ndeshja e djeshme ishte një provë e rëndësishme për skuadrën dhe humbja e bëri trajnerin të marrë vendimin drastik.

“Panorama Sport” zbulon se kandidati më potencial për të marrë drejtimin e kampionëve është trajneri aktual i kombëtares U-19, Armando Cungu.

cungu

DORËHEQJA – “Sot, pas humbjes me Partizanin, duke marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete dhe duke parë ecurinë jo të mirë në këto javë, i kam kërkuar presidentit Hasanbelliu dorëheqjen time. Falënderoj pafund presidentin dhe i jam mirënjohës gjithë jetën.

Falënderoj shefin e klubit, Enid Furxhi, drejtorin teknik, Renato Arapi dhe kolegët e mi, Bledar Rizvani e Bledar Hodo. Gjithashtu falënderoj lojtarët, me të cilët kam punuar këto dy vite për kënaqësinë që më kanë dhënë për trofetë që kemi fituar së bashku dhe u them se jeni pjesë e rëndësishme e jetës sime sportive.

Jam i sigurt se kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim dhe nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa u thënë lojtarëve të mi se ashtu si ia dolëm vjet, mund t’ia dilni edhe sivjet se ju jeni kampionë, mos e harroni këtë! Me respekt Edi Martini”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"