EKSKLUZIVE/ Marrëveshja për rinovimin duket larg, titullari i Tiranës pret biletën për në vendlindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 23:59

EKSKLUZIVE/ Marrëveshja për rinovimin duket larg, titullari i Tiranës pret biletën për në vendlindje

Ende pa zgjidhje çështja mes Tiranës dhe Majkëll Ngosë. Palët janë 2 mijë euro në muaj larg dhe gjasat janë që të mos ketë marrëveshje. Sulmuesi do të largohet sot drejt Anglisë dhe gjasat janë të vogla që ai të jetë sërish bardheblu.

majkell ngo

Secila nga palët ka bërë ofertën dhe kundërofertën, ndërsa bardheblutë, me shumë mundësi, nuk do ta mbajnë. Sulmuesi është duke diskutuar me presidentin Refik Halili për të ardhmen. Anglezit i është ofruar një kontratë në tavolinë me kushte të reja. I takon sulmuesit të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë apo jo te Tirana. Mësohet se kushtet e kontratës kanë ndryshuar nga sezoni i shkuar, dhe Ngoja nëse dëshiron të qëndrojë te Tirana, duhet të anulojë udhëtimin drejt Anglisë, pasi të premten nis stërvitja.

Ngo ka qenë pika e parë e sulmit bardheblu dhe ka treguar një veçori specifike, teksa ka arritur të jetë lojtari asistmen i ekipit dhe kampionatit. 12 gola të shënuar dhe 15 asiste të dhuruara nga qendërsulmuesi janë statistika që e përligjin vërtet besimin e dhënë për të nga klubi.majkell ngo

Këto ditë do të jenë vendimtare në rast se palët do të arrijnë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, kur vetë drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë bërë publikisht me dije se është pjesë e planit të tyre që të mbajnë boshtin e ekipit dhe lojtarët të cilët kanë qenë titullarë në edicionin që kulmoi me titullin kampion.

Bardheblutë gjithashtu kanë dëshirë edhe Vasil Shkurtajn, nëse anglezi nuk firmos me Tiranën, por problemi i vlonjatit është se nuk ka qejf Shqipërinë. Një opsion është edhe Blerim Krasniqi i Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"