EKSKLUZIVE/ Marrëveshja është shumë afër, Laçi gati të afrojë futbollistin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 10:30

EKSKLUZIVE/ Marrëveshja është shumë afër, Laçi gati të afrojë futbollistin e Vllaznisë

Laçi është pranë marrëveshjes me mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov. “Panorama Sport”, nga burime të besueshme ka mësuar se klubi kurbinas është pranë arritjes së një akordi që do ta bënte lojtarin e Vllaznisë pjesë të kurbinasve për edicionin e ardhshëm.

Filip-Gligorov-Suad-Lici-696x454

Mbrojtësi nga Shkupi është aktivizuar me skuadrën e Vllaznisë në 24 ndeshje që ka zhvilluar në Kategorinë Superiore dhe dy në Kupën e Shqipërisë. Gligorov mësohet se nuk është paraqitur në stërvitje me kuqeblutë të paktën në javën e fundit. Burimet bëjnë me dije se kurbinasit janë të interesuar për futbollistin e linjës së djathtë të prapavijës.

Në bazë të miratimit që ka bërë FSHF, futbollistët nga Maqedonia nuk regjistrohen si të huaj, kësisoj nuk shtrëngon kurbinasit as në zgjedhjen e titullarëve dhe as në plotësimin e listës së të federuarve për edicionin e ri. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që të ketë zhvillime në lidhje me këtë futbollist, i cili pavarësisht marrëveshjes, është i detyruar të presë fundin e sezonit para se të aktivizohet me Laçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"