EKSKLUZIVE/ Marrëveshja është arritur prej ditësh, Partizani gati për goditjen e madhe në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:55

EKSKLUZIVE/ Marrëveshja është arritur prej ditësh, Partizani gati për goditjen e madhe në merkato

Sabjen Lilaj është goditja e parë e madhe që pritet të zyrtarizojë klubi i Partizanit pas emërimit të Ilir Dajës në pankinë. Për momentin, si nga kampi i kuq, ashtu edhe nga lojtari, kanë mohuar akordin.

Lilaj

Megjithatë, “Panorama Sport” ka zbuluar se marrëveshja është arritur prej ditësh dhe thjesht mungon vetëm finalizimi, që pritet të bëhet pas datës 15 gusht, kur dhe të zyrtarizohet vendimi i KAS-it për zhbllokimin e merkatos. Lilaj vjen pas aktivizimit në Azerbajxhan dhe Izrael në këto dy sezonet e fundit, pikërisht te Gabala dhe Sektzia Nes Tziona.

Burime të sigurta i thanë gazetës se ish-mesfushori korçar do të përfitojë rreth 8 mijë euro në muaj nga kontrata e re me të kuqtë. Një ofertë tunduese lojtari kishte marrë edhe nga Gjilani në Superligën kosovare, por ai ka zgjedhur t’i bashkohet projektit të Ilir Dajës, me të cilin ka bashkëpunuar për dy sezone te Skënderbeu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"