Ekskluzive/ Magani jep dorëheqjen, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 22:42

Ekskluzive/ Magani jep dorëheqjen, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Besës

“Do të rishikoj pozicionin tim”, tha pas humbjes me Pogradecin në Peqin trajneri i Besës, Gugash Magani, i cili nuk e ka përtypur dot atë disfatë, që i ka komplikuar pozitat e kavajasve në lidhje me objektivin e 4-shes së parë në Grupin B.

bizhdili magani

“Panorama Sport”, mëson ekskluzivisht se Gugash Magani ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga skuadra kavajase, ditën e sotme.

Tashmë vendin e tij, pritet ta zërë Ndriçim Kashami. 50 vjeçari ka drejtuar më parë Egnatian, Besëlidhjen, Apoloninë, por edhe Besën e Kavajës.

ndricim kashami

Kujtojmë që Besa ndodhet në vendin e katërt të renditjes në Grupin B, të Kategiorisë së Pare, me 24 pikë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"