EKSKLUZIVE/ Magani drejt stolit të Tiranës, zbardhen prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 23:32

EKSKLUZIVE/ Magani drejt stolit të Tiranës, zbardhen prapaskenat

Gugash Magani mund të jetë trajner i ardhshëm i Tiranës. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se ka pasur negociata intensive mes përfaqësuesve të klubit kryeqytetas dhe trajnerit aktual të Besës, që në të kaluarën i ka drejtuar bardheblutë gjatë sezonit 2013-2015. 

mAGANI AHAMATAJ

Mësohet se është arritur edhe një marrëveshje parimore, ndonëse asnjë nga palët nuk e konfirmon zyrtartisht. Pas largimit thuajse përfundimtar të Julian Ahmatajt, në listën e emrave që Halili po shqyrton gjatë kësaj dite janë edhe Bledar Devolli, Mirel Josa dhe Sulejman Starova.

Magani

Nuk përjashtohet mundësia që nesër të ketë sërish surpriza, por deri në këtë moment është peqinasi favorit për të marrë drejtimin e 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Nëse realizohet, 54-vjeçarit do t’i duhet të zgjidhë kontratën me klubin e Besës së Kavajës, ku aktualisht punon si trajner.

Skerdilaid Sulozeqi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"