EKSKLUZIVE/ Luftëtari vendos për trajnerin, Bylisi projekton goditjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2019 | 23:52

EKSKLUZIVE/ Luftëtari vendos për trajnerin, Bylisi projekton goditjen e parë

 Zhvillime në Gjirokastër dhe Ballsh në orët e fundit. “Panorama Sport” zbulon se Luftëtari pritet t’i besojë stolin Neritan Novit. Ai ishte komanduar në pankinë për dy ndeshjet e fundit, por drejtuesit kanë menduar që të jetë zyrtarisht trajneri i ri. 

novi

Nesër skuadra do të nisë stërvitjen në Gjirokastër dhe do të drejtohet pikërisht nga Neritan Novi si trajner i parë dhe ndihmësi Dritan Kristidhi, i cili mban detyrën e përgatitësit të portierëve.

Tarik-vs-Skenderbeu

Ndërkohë, Bylisi projekton si goditje të parë në merkato mesfushorin serb, Tarik Cmajcanin. Gazeta zbulon se lojtari ka qenë sot në Ballsh dhe në orët në vijim pritet të zyrtarizohet marrëveshja mes palëve.

2626700317d9792c5e80765072da1ea6

Tarik ka luajtur dy sezone më parë te Teuta, ndërsa kampionatin e kaluar te Ballkani në Kosovë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"