EKSKLUZIVE / Luftëtari rinovon edhe për dy vite me yllin e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 15:39

EKSKLUZIVE / Luftëtari rinovon edhe për dy vite me yllin e ekipit

Eduard Rroca rinovon kontratën edhe për dy sezone me Luftëtarin. Fantazistit 24-vjeçar i skadonte marrëveshja me klubin gjirokastrit në verën e vitit 2019, por presidenti Grigor Tavo i propozoi rinovimin edhe për dy vite të tjera.

roca

Rroca pranoi ofertën dhe firmosi kontratën e re. Lajmin për “Panorama Sport” e konfirmoi ekskluzivisht për gazetën vetë kreu i klubit gjirokastrit. “Për Rrocën kemi oferta serioze, por nuk nxitohemi. Duke parë rendimentin e tij, menduam t’i ofronim rinovimin, pasi nga kontrata e mëparshme, mbetej edhe një vit”, – sqaroi Tavo. Tashmë te Luftëtari presin të mësojnë rivalin për Ligën e Europës, teksa shorti hidhet nesër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"