EKSKLUZIVE/ Luftëtari në kaos, ja çfarë i kërkon klubi trajnerit grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 23:13

EKSKLUZIVE/ Luftëtari në kaos, ja çfarë i kërkon klubi trajnerit grek

Luftëtari po kalon një nga momentet më të errëta të historisë si klub në elitën e futbollit shqiptar.

jorgos marantas

Vetëm tetë pikë në 14 ndeshje janë shumë pak për një skuadër që pretendon qëndrimin në Superiore. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se drejtuesit i kanë kërkuar pak orë më parë dorëheqjen trajnerit grek, Jorgos Marantas.

Ky i fundit deklaroi pas humbjes me Vllazninë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Gjasat që ai të qëndrojë në stol janë minimale dhe nesër (të dielën) me shumë mundësi do të zyrtarizohet largimi i tij.

Luftëtari i besoi fillimisht Klevis Dalipit, ndërsa një ditë para fillimit të kampionatit, drejtimin e mori Klodian Duro. Ky i fundit u largua pas tri humbjeve radhazi dhe më pas u emërua Marantas. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"