EKSKLUZIVE/ Luftëtari gjen zëvendësuesin e Bregut, akord me një futbollist serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2018 | 20:41

EKSKLUZIVE/ Luftëtari gjen zëvendësuesin e Bregut, akord me një futbollist serb

Luftëtari bën goditjen e radhës në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sulmuesi serb, Vladan Milosavljev, pritet të firmosë për gjirokastritët në prag të debutimit historik në Ligën e Europës. 31-vjeçari nga Beogradi përshtatet në të dyja krahët e sulmit, por më së shumti luan në të majtë, pikërisht në rolin që deri pak kohë më parë bënte Dejvi Bregu.

12887-image

Me një CV të pasur, Milosavljev vjen te Luftëtari pas eksperiencave në Serbi, Çeki, Bosnjë dhe së fundmi në Greqi. Sulmuesi i krahut ka provuar të luajë edhe për Cervena Zvezdën, ndërsa kulmi i tij ka qenë në Çeki me Banik Ostravën. Në tre vitet e fundit është aktivizuar në Greqi për skuadra si Levadhiakos, Apollon Kallamaria, OFI Kretë dhe Trikalla. Gazeta mëson se serbi ka mbërritur dje në orët e vona në Gjirokastër dhe sot pritet të zyrtarizojë marrëveshjen me presidentin e Luftëtarit, Grigor Tavo.

ELV4632bf_190149_1114013

Klubi ka qenë në bisedime prej ditësh me Milosavljev, derisa gjeti akordin. Serbi, me shumë mundësi, do të nisë stërvitjen që sot me ekipin për të mos humbur kohë në prag të ndeshjeve të Ligës së Europës. Mësohet se trajneri Millosh Kostiç e njeh mirë lojtarin, teksa mendon se bashkë me brazilianin Xhekson në krahun e majtë, mund të formojnë një dyshe për t’u admiruar. Milosavljev ka si armë të fortë edhe goditjet e dënimit, teksa këmba e tij natyrale është e majta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"