EKSKLUZIVE/ Longo e konfirmon: Ju tregoj bisedën me Xhovinkon për ta sjellë te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 16:57

EKSKLUZIVE/ Longo e konfirmon: Ju tregoj bisedën me Xhovinkon për ta sjellë te Kukësi

Një ditë më parë “Pan orama Sport” pub likoi një lajm ekskluziv që Kukësi ishte vënë në gjurmët e Sebastian Xhovinkos, ish-yllit të Juventusit dhe kombëtares së Italisë.

LONGO XHOVINKO

Sipas burimeve të gazetës, ishte pikërisht trajneri Diego Longo ai që po merrej me këtë operacion, i cili e njeh nga afër, sepse kanë bashkëpunuar në radhët e ekipit Al Hilal.

Për të mësuar dhe zbuluar diçka më shumë, gazeta kontaktoi Longon në lidhje me këtë lajm, me këtë të fundit që pranoi bisedimet me Xhovinkon duke zbardhur edhe më shumë detaje nga biseda mes të dyve.

“Kam pasur kontakt direkt me Xhovinkon, sepse kemi marrëdhënie të mira, pasi e kam trajnuar tek Al Hilal. E kam marrë vetë personalisht duke qenë se kisha lexuar një intervistë ku atij i interesonte vetëm të luante në këtë moment dhe po kërkonte skuadër, teksa do të luante kudo.

E mora menjëherë dhe i thashë që nëse dëshiron mund të vijë tek unë në Kukës. I thashë që e pres krahë hapur dhe do të ishte një kënaqësi për të gjithë, jo vetëm për mua dhe Kukësin, por gjithë Shqipërinë, që një kampion si ai të jetë këtu. ‘Ndaj, mendohu, edhe pse e di që ke kërkesa dhe mundësi të tjera, por gjithsesi mendohu, edhe për miqësinë që na lidh'”, u shpreh fillimisht tekniku italian i Kukësit, që pranon bisedimet me Sebastian Xhovinkon.

Në lidhje me mundësinë reale që ka ishfantazisti i Juventusit të vijë në Shqipëri, Longo e pranoi që shanset janë të pakta, por gjithsesi ai ofertën e tij e ka bërë ndaj Xhovinkos.

“Të jem i sinqertë, ka qenë vetëm kjo bisedë midis nesh për këtë temë, pavarësisht se komunikojmë herë pas here.

Ndoshta mund të mos merret shumë seriozisht dhe të jetë një shaka, sepse është e vështirë që një kampion i nivelit të Xhovinkos të vijë në kampionatin shqiptar. Kjo është historia, por di të them që unë e provova, por më shumë është një fantazi merkatoje”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën tekniku italian.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ “Bomba” e Kukësit, Longo kontakton Xhovinkon. Ja prapaskenat (E PLOTË)

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"