EKSKLUZIVE/ Lleshanaku jep dorëheqjen nga drejtimi i Elbasanit, presidenca merr vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 10:06

EKSKLUZIVE/ Lleshanaku jep dorëheqjen nga drejtimi i Elbasanit, presidenca merr vendimin

Shkëlqim Lleshanaku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Elbasanit. Burime zyrtare në klubin elbasanas konfirmojnë se tekniku ka paraqitur dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta dhe nuk do të vijojë më aventurën me verdheblutë si trajner.

LAZE LLESHANAKU

Mësohet se presidenca e ka pranuar dorëheqjen dhe aktualisht ekipi është pa një timonier.

Të njëjtat burime pohojnë se Lleshanaku do të vijojë të mbajë një pozicion në klub, atë të Këshilltarit të presidentit Laze. Sa i përket teknikut të ri, ende nuk ka një emër konkret, por burimet pohojnë se mund të jetë brenda familjes.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"