Ekskluzive/ Lilaj: E kam mbyllur me Skënderbeun, Takaj të më shlyejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 23:36

Ekskluzive/ Lilaj: E kam mbyllur me Skënderbeun, Takaj të më shlyejë

Mesfushori i Skënderbeut Sabjen Lilaj, ka folur për “Panorama Sport”, pas vendimit të KAS, që nuk i ka dhënë të drejtën korçarëve të luajnë në Champions.

lilaj

“Fillimisht dua të them se më vjen keq për dënimin e Skënderbeut dhe vendimin e KAS. Por, unë e kam mbyllur me Skënderbeun pasi më ka skaduar kontrata dhe klubi më ka disa detyrime.

Lilaj

Ndoshta presidenti ka pritur këtë vendim, pasi unë jam lojtar i lirë. I kam thënë presidentit që të më likujdojë financiarisht dhe ma ka shtyrë. Shpresoj të ndodhë shpejt. Për të ardhmen time, në ditët në vijim do të ketë zhvillime në lidhje me klubin ku do të luajë”, ka thënë Lilaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"