EKSKLUZIVE/ Lika: Te Luftëtari ndikuan ndryshimet, doja me shpirt të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 13:56

EKSKLUZIVE/ Lika: Te Luftëtari ndikuan ndryshimet, doja me shpirt të…

“Luftëtari pagoi mëkatin që bëri me Hasan Likën dhe u mund 5-0 në Ligën e Europës”. Me dhjetëra e qindra tifozë të skuadrës Gjirokastrite, por jo vetëm, e kanë menduar këtë. Po, sepse ish-trajneri tiranas bëri një punë shumë të mirë te bluzinjtë, duke e balancuar skuadrën si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, por në fund të sezonit u largua.

lika-dhe-tavo

Ai tani pritet të nisë gjyq zyrtar me klubin e Luftëtarit dhe kërkon 8 rroga, ndërsa tregohet i kujdesshëm kur flet për ndeshjen katastrofike të gjirokastritëve sot. “Nuk e kam parë ndeshjen, sepse nuk transmetohej. Më erdhi keq që pësuan aq shumë gola, por unë nuk kam dëshirë të përfshihem në analiza. Nuk do të ishte etike që të flisja për një ndeshje që nuk e kam parë. Mësova vetëm se dy nga golat kanë qenë me penallti, por nuk di të them sesi ka luajtur Luftëtari. Mos harroni që janë ekip pa eksperiencë në arenën europiane dhe kjo të penalizon. Më vjen vërtet keq për këtë humbje të thellë”, thotë Lika ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Lika2-470x264

LARGIMI Më tej, kur pyetet nëse klubin gjirokastrit e zuri haku i tij, ai thotë: “Nuk është koha të bëjmë polemika. Nuk dua të flas nëse më hëngrën hakun apo jo. Ashtu e menduan dhe ashtu vepruan. Unë nuk kam asnjë pishman. Punën time e bëra si duhet dhe me shpirt doja që të merrnin një rezultat të mirë, por ndoshta ndryshimet e mëdha në mbrojtje mund edhe të kenë sjellë ndonjë pasiguri”, deklaroi ish-trajneri bluzi, i cili do të mbahet mend si më i suksesshmi në historinë e klubit gjirokastrit pas viteve ’90. Në sezonin e fundit Luftëtari e mbylli kampionatin në vendin e tretë nën drejtimin e Likës. ‘

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"