EKSKLUZIVE/ Ilion Lika: Kampionati të nisë aty ku ndali, titullin e duam në… fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 20:49

EKSKLUZIVE/ Ilion Lika: Kampionati të nisë aty ku ndali, titullin e duam në… fushë

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës, Ilion Lika flet për situatën që po kalon Shqipëria dhe futbolli në tërësi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, gardiani i bardhebluve rrëfen këto ditë të vështira si dhe flet se me ndihmën e Zotit të gjithë do ta kalojmë këtë situatë.

ilion lika

Përsa i përket titullit, Lika është i bindur. Nuk kërkon dhurata, por është gati që Tirana ta fitojë trofeun në fushën e lojës.

E kishit menduar që do të ishim në karantinë si në ushtri?

Ka vështirësi normal. Sidomos për popullin shqiptar që jan shumësocialë. Janë mësuar të jenë shumë aktivë. Por duhet tëe bëjmësakrificë dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë.

Si është jeta e një sportisti, të izoluar në shtëpi?

Patjetër që e kemi të vështirë. Sidomos për ne sportistët që jemi shumë aktivë. Por s’e kemi lënë veten pas dore. Kemi gjetur menyren dhe kushtet pa thyer rregullat dhe parrezikuar njerëzit të bëjmë stërvitje. E rëndësishme është që kjo gjendje të mbarojë me sa më pak dëme. Kemi të bëjmë me jetë a vdekje. Duhet ta kuptojmë.

Mesa kuptohet në rastin më të mirë ndeshjet do të luhen në kohë plazhi?

Më mirë këtë gjë. Në këtë moment, futbolli s’ka kuptim. Në momentin që qetësohet situata, ne do të jemi gati të fillojmë aty ku e kemi lënë.

ilion lika

Flitet për një titull në tavolinë të Tiranës dhe shumë janë dakord që bardheblutë e meritojnë, pasi janë 9 pikë më shumë. Tëtjerë mendojnë play-off si zgjidhej për fundin e kampionatit. Ju çfarë mendim keni?

Janë rregulla që i vendosin organet kopetente. Për mua si Ilion do jetë llogjike të fillojë aty ku u la. Pak ndeshje kemi ne për të luajtur. Kampionatin nëse e fitojmë, dëshira ështëta marrim në fushë. Deri në ndeshjen e fundit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"