EKSKLUZIVE/ Lëvizje surprizë, Kristaq Mile merr drejtimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 15:32

EKSKLUZIVE/ Lëvizje surprizë, Kristaq Mile merr drejtimin e…

Zhvillime të befasishme në kampin beratas pas barazimit 3-3 ditën e djeshme ndaj Maliqit. Iken Droboniku nuk do të jetë më trajneri i Tomorit, teksa vendin e tij e ka marrë Kristaq Mile. Kujtojmë që Droboniku mori drejtimin e skuadrës vetë disa ditë para startit, pas largimit të Mihos, teksa rezultatet jo bindëse kanë sjellë largimin e tij pas përfundimit të javës së 4-t. 

Mile-ne-Erseke

“Panorama Sport” ka mësuar se ditën e sotme në qytetin e Beratit është zhvilluar një mbledhje me tone të larta, teksa drejtuesit e klubit kanë emëruar Milen në krye të skuadrës. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e nesërme në orën 14:00.

Tomori-470x317

61-vjeçari beratas është një emër i njohur në trainingun shqiptar, pasi në të kaluarën ka drejtuar shumë skuadra si Lushnja, Bylisi, Tomori, Shkumbini, Naftëtari, teksa do të rikthehet të drejtojë skuadrën e tij të lindje, ku edhe ka nisur karrierën si futbollist dhe trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"