EKSKLUZIVE/ Levandovski dhe Kejn si kundërshtarë, Fakaj: Ja si ia del mbrojtja jonë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2020 | 23:49

EKSKLUZIVE/ Levandovski dhe Kejn si kundërshtarë, Fakaj: Ja si ia del mbrojtja jonë (E PLOTË)

Herri Kejn dhe Robert Levan dovski… Kur mendon për këta dy lojtarë atëherë të vjen ndërmend Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Kumbulla, Ismajli… Po, sepse ata do të përballen me shumë mundësi me dy prej sulmuesve më të mirë në Europë. Pikërisht për këtë gazeta kërkoi opinionin e Ervin Fakajt, ish-mbrojtësit që dikur është përballur me Majkell Ouenin, asokohe “Top i Artë”…

Fakaj

Vlonjati bën apel që ekipi të mund të konsolidohet sa më shpejt, pasi ende nuk dihet sipas tij se kush është grupi me 25 lojtarë që do të nisë fushatën e eliminatoreve të ardhshme. Fakaj gjithashtu hedh në fushë edhe tezën për një trajner shqiptar në të ardhmen, pasi tanimë ka disa ish-futbollistë të Kombëtares shqiptare që kanë përvojën e mjaftueshme për të drejtuar ekipin tonë.

“Secili trajner i huaj ka vënë një tullë në ‘murin’ që është ngritur sot, por tashmë pritshmëritë janë akoma më të mëdha dhe ndoshta duhet bërë më shumë”, thotë Fakaj për “Panorama Sport”.

Si ju duket grupi ku është shortuar Shqipëria?

Për hir të së vërtetës është grup shumë i vështirë. Me një renditje logjike, i bie që ne të konkurrojmë me Hungarinë. Nëse do të mund të renditemi të tretë në fund, besoj se kemi bërë një fushatë eliminatoresh të mirë, të suksesshme.

Ky grup kaq i fortë, a ia bën më “të lehtë” skuadrës dhe trajnerit, sepse nuk kanë presionin për kualifikim, apo për të arritur gjëra të mëdha…

Jo, nuk e mendoj kështu. Kombëtarja është përgjegjësi e madhe dhe çdo brez ka për detyrë të bëjë diçka më mirë se sa paraardhësit. Natyrisht, nuk u kërkohet që të kualifikohen, por janë të detyruar që të luajnë mirë dhe të japin gjithçka që të mund të arrijnë rezultatet që duam. Mos kujtoni se edhe vendi i tretë është aq i lehtë me këtë grup. Por duhen parë gjërat edhe në këndvështrimin tjetër…
Shqiperia Doka
Që është?

E kam fjalën për konsolidimin e grupit. Unë mendoj se edhe pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria zuri vendin e parë në grupin e saj në Ligën C, nuk kemi ende një grup të pakonsoliduar. Ky është mendimi im. Kemi një grup lojtarësh shumë të zgjeruar, por ende nuk dimë se cilët janë 25 lojtarët kryesorë me të cilët do të nisim fushatën eliminatore. Formacioni gjithashtu duhet të jetë i qartë dhe i fiksuar, jo kaq shumë ndryshime

Si mund të arrihet vendi i tretë?

Së pari duke marrë maksimumin me kundërshtarët që kemi teorikisht poshtë vetes. Nuk duhet të gabojmë aty. Pastaj jemi më të qetë edhe në përballjet e mëdha. Por keni parasysh që Anglia është nivel tjetër, por edhe Polonia është realisht shumë cilësore.

gettyimages-651548614-1024x1024Ouen, Nevill, Skolls, Ferdinand… Shumë yje Anglia atëherë… Ishin më të fortë atëherë kur përballeshin me ju, apo tani?

Nuk jam nga ata nostalgjikët që sheh nga e kaluara. Ajo ishte një Angli e frikshme cilësisht, edhe pse nuk fituan asgjë të rëndësishme. Ishte kënaqësi e madhe të luaje kundër tyre, madje edhe në Njukasëll jemi mundur me episode. Këtu na anuluan një gol të Rrakllit, ndryshe nuk fitonin…
_methode_times_prod_web_bin_423fa3aa-e3bb-11e9-bc3e-661ff0438ed9

Herri Kejn dhe Levandovski dy nga sulmuesit më të mirë në Europë. Ju si ish-qendërmbrojtës a keni një këshillë për Gjimshitin me shokë…

Ata janë vërtet lojtarë klasi, por mos harroni se edhe Shqipëria për fat të mirë sot ka një mbrojtje realisht të përgatitur dhe me shumë potencial. Portierët dhe mbrojtësit tanë luajnë pothuajse të gjithë në Itali. Strakosha, Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Ismajli, Veseli…

Më shumë se kaq nuk mund të pretendojë Shqipëria në mbrojtje. Por nëse më pyesni se si ndalen këta “monstra” që konsiderohen si makineri golash, atëherë modestisht mund të them se duhen bërë punët që ata të mos shkojnë me top te porta dhe të mos shkojnë me shpejtësi aty.

Nuk duhet t’i lejosh të luajnë me komoditet në fushë sepse ndryshe e kanë të thjeshtë. Duhen përballuar si skuadër jo vetëm si individë. Megjithatë, unë kam rezervat e mia se si organizohemi sot në mbrojtje, por kjo është shije personale.

England captain (bottom) David Beckham losses out to the Albania defence during the FIFA World Cup, Europe Qualifying Group Nine game at the Quemal Stafe Stadium, Tirana, Albania today Wednesday 28th March 2001. **EDI** PA Photo :Tom Hevezi

Si është Shqipëria sot në raport me ndeshjen e vitit 2001? Çfarë ka më mirë dhe ku çalon?

Shqipëria atëherë kishte shumë cilësi, por edhe sot ka cilësi, pa diskutim. Atëherë kemi pasur grup më të bashkuar, por jo këtë mentalitet. Ndonjëherë shfaqeshin edhe shenja inferioriteti me të mëdhenjtë e Europës, sepse në ato rrethana ishim. Sot ka profesionalizëm më të lartë te lojtarët, ka mentalitet tjetër dhe një organizim më të mirë. Por ndryshe nga ne, kështu e mendoj unë të paktën, lojtarët më duket sikur nuk kanë të njëjtën përjetim kur veshin fanellën e Kombëtares. Ne ishim mbase më të lidhur me ekipin dhe me të ndjeshëm ndaj opinionit publik, apo edhe ndaj mërzitjes që mund të shkaktonim kur nuk luajmë mirë. Më duket sikur kjo ndjesi, kjo lidhje me fanellën mungon paksa në brezin e sotëm. Qofsha i gabuar, por këtë përshtypje kam.

Pothuajse 20 vite me trajnerë të huaj, a është arritur objektivi me ta?

Të gjithë e kanë vendosur nga një tullë dhe progresi do ishte i pashmangshëm gjatë kësaj kohe, sepse u bënë shumë vite. Por tani pritshmëritë janë edhe më të mëdha dhe ndoshta duhet të vijë edhe një shqiptar, që ka eksperiencën ndërkombëtare dhe ambicien për t’i dhënë një hov tjetër kombëtares. Shqipërisë nuk i mungojnë të tillë.
unnamed (3)
Në 2001 ishte Strakosha në portën e Kombëtares kundër Anglisë, ndërsa sot është sërish Strakosha…

Ah, detaj i bukur. Unë Foton e kam mik dhe më vjen mirë që djali i tij ka mbërritur në këto nivele. Por jam i bindur se as Foto nuk e ka parashikuar një surprizë të tillë pas 20 vitesh. Do ta shijojnë të dy besoj. Është ndër rastet e rralla.

JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"