Ekskluzive/ Lëkundet stoli i Skënderbeut, ja prapaskenat me Julian Ahmatajn pas humbjes ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 13:00

Ekskluzive/ Lëkundet stoli i Skënderbeut, ja prapaskenat me Julian Ahmatajn pas humbjes ndaj Kukësit

Julian Ahmataj mund të shkarkohet sot nga presidenti Ardjan Takaj. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë klubit korçar se trajnerit i është kërkuar që dje pas humbjes 4-0 ndaj Kukësit të jepte dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Ahmataj

Mirëpo, diçka e tillë nuk ndodhi, të paktën në prononcimin që vetë elbasanasi bëri pas ndeshjes. Trajneri i Skënderbeut pritet të ketë një takim në orët në vijim me Takajn dhe gjasat janë që të ndërpritet bashkëpunimi me konsensus. Megjithatë, zyrtarisht nga klubi korçar nuk ka ende një qëndrim, edhe pse vetë gazeta ka kontaktuar drejtuesit.

Takaj duket i dyzuar për t’i dhënë edhe një shans trajnerit, në një kohë që edhe kur skuadra ka pësuar disa humbje radhazi, e ka mbështetur elbasanasin. Por, tani situata është serioze dhe Skënderbeu rrezikon më shumë se kurrë të rrëzohet nga Superiorja, edhe pse ka edhe 19 ndeshje për të luajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"