EKSKLUZIVE/ Lekët e Vllaznisë shkojnë për… lesh, zbulohet emaili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 10:06

EKSKLUZIVE/ Lekët e Vllaznisë shkojnë për… lesh, zbulohet emaili

Vllaznia në basketboll për meshkuj mund të tërhiqet nga Ballkan Liga, ndërsa tashmë një debat dhe mosmarrëveshje janë hapur mes klubit Vllaznia dhe drejtuesit të Ballkan Ligës, Shay Striks. Klubi kuqeblu hedh dyshime që nga mungesa e transparencës me paratë e dërguara në adresë të një salloni bukurie në Bullgari për pjesëmarrjen në Ballkan Ligë, ndërsa ka edhe pretendime për mosmbajtjen e disa premtimeve të bëra nga drejtuesit e Ballkan Ligës për sjelljen e disa materialeve.vllaznia

Vllaznia nuk është dakord as me emrat e njëjtë të gjyqtarëve që vijnë në të paktën katër ndeshje, ndërsa së fundmi është edhe ndryshimi i datave të ndeshjeve. Shkodranët më 24 janar do të kenë ndeshjen çerekfinale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë ndaj Partizanit, por një ditë përpara, më 23 janar është vendosur ndeshja e Ballkan Ligës ndaj Rahovecit.

Vllaznia nuk ka si të zhvillojë dy ndeshje brenda 24 orëve, ndaj për momentin ka vendosur të mos shkojë në Kosovë për të luajtur ndaj Rahovecit, duke u fokusuar kësh tu te Kupa. Ndërkohë që Klubi i Vllaznisë u ka dërguar një email drejtuesve të Ballkan Ligës duke i bërë të ditur të gjitha pakënaqësitë dhe duke lënë të kuptohet se në rast se kërkesat e kuqebluve nuk plotësohen, atëherë Vllaznia mund edhe të tërhiqet nga gara. Më poshtë është një pjesë e e-mailit të dërguar nga Vllaznia duke listuar kërkesat e tyre.

 E-maili i shkodranëve, drejtuar Ballkan Ligës

“Kemi analizuar më poshtë faktet që ne i konsiderojmë shumë të rëndësishme: Shoqata jonë i ka paguar tarifën e regjistrimit sallonit të bukurisë, ndërsa në të gjitha aktivitetet ky person juridik nuk është promovuar dhe nuk ka ndonjë lidhje me këtë person juridik. Salloni i bukurisë nuk promovohet në asnjë nga ngjarjet e BIBL, duke krijuar dyshime të arsyeshme për transparencën dhe përdorimin e drejtë të parave që paguajnë klubet për regjistrim. Adresimi i pagesave ndaj një personi tjetër juridik krijon dyshime të arsyeshme për veprimtarinë financiare.vllaznia-basket-invaders-828x465

Më 23 gusht 2019, kemi paguar tarifën e regjistrimit dhe kemi dërguar kontratën e nënshkruar dhe më 19 shtator 2019, në emailin e dërguar nga Shay Strikes rikonfirmoi që konkursi do të organizohet nga 8 ekipe. Më 4 tetor 2019 pastaj u njoftuam se gara do jetë me 6 ekipe ndërsa aktualisht gara po organizohet me 5 ekipe dhe kjo konsiderohet si shkelje serioze e kontratës pa pëlqimin paraprak, që konsiderohet si shkelja e njëanshme e kontratës dhe na jep të drejtën të kërkojmë kompensim sipas rregullave.

Në e-mailin e 23 tetorit 2019 dërguar nga Shay Shtriks, ne pritëm disa materiale si: 10 topa spalding që duheshin dorëzuar gjatë muajit nëntor. Fletët e rezultatit nga BIBL, një zgjidhje kamerash për transmetim ‘live’, server OTT Media. Në e-mail më 28 nëntor 2019 dërguar nga Shay Shtriks është konfirmuar se vetëm KB Vllaznia pagoi tarifë të plotë për regjistrim, por në anën tjetër asgjë nuk ka mbërritur nga materialet e lartpërmendura.

Ne e konsiderojmë si shkelje serioze të premtimeve të ndërsjella dhe na jep të drejtën të kërkojmë kompensim si në përputhje me rregullat e zbatueshme të FIBA-s. Ndryshimin e kalendarit pa pëlqimin paraprak të klubeve të përfshira ne e konsiderojmë një shkelje tjetër të rëndë të rregullave të konkurrencës. Rasti më i afërt kur ndryshon data e ndeshjes është kundër Rahovecit, nga 22 janari 2020 në 23 janar 2020, një ditë para ndeshjes sonë më 24 janar 2020 për Kupën e Shqipërisë, këtë e konfirmoi federata jonë. Ndaj e konsiderojmë si mungesë respekti dhe shkelje serioze të konkurrencës.vllaznia basket

Tendenca për të nominuar të njëjtët gjyqtarë për ekipin tonë në katër ndeshje radhazi nga një listë e publikuar prej 76 gjyqtarësh konsiderohet si serioze dhe dyshim i arsyeshëm për të ndikuar në rezultatet e lojërave. Komunikimi i adresuar nga drejtori i ligës në disa e-maile dhe thirrjet telefonike siç përshkruhen të plota me fjalë të papërshtatshme dhe ton komunikimi konsiderohet jashtë misionit që sporti synon të promovojë dhe thyen kodin FIBA të etikës.

Pas të gjitha vërejtjeve të përmendura më lart, ne kërkojmë 40% të tarifës së regjistrimit të kthehen në llogari të shoqatës ose deri më 30 janar 2020 BIBL të dërgojë në mënyrën më të shpejtë materialet e premtuara. Sa u përket ndeshjeve kundër Rahovecit dhe Bultex 99 Plovdiv klubi ynë do të vazhdojë të luajë vetëm nëse: Për ndeshjen kundër Rahovecit do të vendoset një datë e re e cila respekton kalendarin tonë kombëtar. Një ekuipazh i ri i gjyqtarëve do të emërohet nga lista e publikuar e 76 gjyqtarëve, dhe jo të njëjtët.

Për ndeshjen kundër Bultex 99 Plovdiv mirëpresim ndeshjen në Shkodër më 29 janar 2020 vetëm nëse ekuipazhi i gjyqtarëve do të emërohet jashtë nga lista e publikuar prej 76 gjyqtarëve. Sa i përket komunikimit të dëmshëm dhe fyes pa fakte dhe provokimit dhe urrejtjes mes popujve në zonën e Ballkanit, të Shay Shtriks, përfaqësues i BIBL LTD, drejtuar komunikimit zyrtar publik drejt kryetarit të Shoqatës Sportive Vllaznia kërkojmë sa më shpejt të jetë e mundur falje zyrtare publike”, shkruhet në e-mailin e Vllaznisë, drejtuar Ballkan Ligës.

SENAD NIKSHIQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"