Ekskluzive/ Largimi i Pusit, Takaj heq dorë nga “tradita” që bëri lider Skënderbeun në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2023 | 19:46

Ekskluzive/ Largimi i Pusit, Takaj heq dorë nga “tradita” që bëri lider Skënderbeun në Shqipëri

Belajdi Pusi i ka dhënë dje lamtumirën klubit të Skënderbeut, për të nisur një aventurë të re në kampionatin e Azerbajxhanit, ku do të veshë fanellën e klubit Turan Tovuz. Palët kanë gjetur akordin për këtë transferim, me sulmuesin shkodran, i cili do të bëhet pjesë e azerëve deri në fundin e këtij sezoni.

Pusi-e1652806871224-543x375-1

Ai ka qenë edhe ditën e djeshme i pranishëm në stadium, atje ku është takuar me drejtuesit e klubit dhe kanë mbyllur përfundimisht bashkëpunimin me Skënderbeun, duke nisur tashmë një aventurë të re në Azerbajxhan. Në këtë transferim, sulmuesi është i vetmi që përfiton, pasi gazeta mëson se klubi ka lënë të lirë lojtarin që të zgjedhë largimin, pa pasur asnjë përfitim dhe duke i hequr Pusit detyrimet kontraktuale.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë presidenti Ardjan Takaj, i cili për “Panorama Sport”, ka sqaruar se lojtari ikën me parametra zero nga Skënderbeu. “Po, mund ta quajmë të finalizuar dhe Pusi është i lirë të vazhdojë karrierën e tij në Azerbajxhan. U takuam dhe vendosëm ta lëmë të lirë të ndjekë rrugën e tij. Skënderbeu nuk do të kërkojë asnjë përfitim financiar nga ky transferim”, është shprehur enkas për gazetën kreu i klubit i cili ishte kthyer në lider në vendin tonë duke transferuar rregullisht lojtarë jashtë e duke përfituar financiarisht nga ata.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"