EKSKLUZIVE/ Largimi i Cungut nga Laçi, zbulohet kush mund të jetë trajneri i ri i kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 23:11

EKSKLUZIVE/ Largimi i Cungut nga Laçi, zbulohet kush mund të jetë trajneri i ri i kurbinasve

Pas largimit të trajnerit shkodran Armando Cungu, klubi i Laçit, është vënë në kërkim të pasardhësit të tij, me të cilin mësohet se ka ditë që po negociohet.

laci grumbullimi

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se klubi kurbinas është afër marrëveshjes me trajnerin Shpëtim Duro.

Shpetim Duro

Ky i fundit ka drejtuar në sezonin e kaluar Kukësin teksa tashmë pjesë e kurbinasve janë 2 edhe dy ish-lojtarët e skuadrës  verilindore si Musta dhe Obanor, të cilët Duro i njeh mjaft mirë. Grupi i kompletuar që ka Laçi, duket se do të bindë teknikun kryeqytetas për të pranuar ofertën e drejtuesve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"