EKSKLUZIVE/ Largim i papritur nga Laçi, klubi i jep duart mesfushorit 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2019 | 11:47

EKSKLUZIVE/ Largim i papritur nga Laçi, klubi i jep duart mesfushorit 20-vjeçar

Pas mesfushorit Damian Gjini dhe sulmuesit Stenio Dutra, vjen firoja e tretë nga Laçi pa u mbyllur mirë viti. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se mesfushori me tipare sulmuese, Elvi Berisha, nuk do të jetë më pjesë e kurbinasve.elvi-berisha

20-vjeçari ishte një prej lojtarëve të rëndësishëm të bardhezinjve në sezonin e shkuar, por një dëmtim i rëndë e penalizoi jo pak.

Gjatë këtij kampionati Berisha është aktivizuar vetëm në një ndeshje si titullar, ndërsa ka luajtur në 9 takime, me një total prej 192 minutash. Mungesa e hapësirave duket se ka bërë që palët të ndërpresin kontratën.
elvi-berisha.jpg.1

Për herë të fundit Berisha ka qenë i grumbulluar në ndeshjen Partizani-Laçi, 1-0, e më pas nuk ka qenë më në dispozicion të trajnerit Cungu. I riu është afirmuar si lojtar te Tirana dy sezone më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"