EKSKLUZIVE/ Lala: Me Rashicën u gabua në Europian, Duka të rrijë i qetë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 21:48

EKSKLUZIVE/ Lala: Me Rashicën u gabua në Europian, Duka të rrijë i qetë

Altin Lala i përgjig jet Armand Dukës pas deklaratës së këtij të fundit se vetëm ishkapitenit të Kombëtares shqiptare mund t’ia dorëzonte me kënaqësi postin e kreut të FSHF-së. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Lala nuk i kurseu batutat, ndërsa foli edhe për transferimin e Milot Rashicës te Verder…

Altin Lala i përgjig jet Armand Dukës pas deklaratës së këtij të fundit se vetëm ishkapitenit të Kombëtares shqiptare mund t’ia dorëzonte me kënaqësi postin e kreut të FSHF-së. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Lala nuk i kurseu batutat, ndërsa foli edhe për transferimin e Milot Rashicës te Verder Bremen. Talenti kosovar është një bast i fituar për ish-mesfushorin kuqezi, që pas dorëheqjes nga Kombëtarja U-19, kërkon të lërë gjurmë në futboll si menaxher.

altin lala armand duka

Altin, e keni ndjekur intervistën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, të dielën në mbrëmje…?

Të them të drejtën, jo, sepse kam qenë në stadiumin e Bremenit të dielën, pasi doja të shikoja Rashicën në ndeshjen kundër Volfsburgut. Megjithatë, e kam marrë vesh se çfarë ka thënë Duka.

OK, ai është shprehur se do t’ju dorëzonte me kënaqësi postin e kreut të FSHF-së. Keni diçka për t’i thënë?

Me siguri e ka thënë me shaka, por siç e bën punën ai, nuk besoj se do ta bëja unë. Nuk ka nevojë t’i bëj reklamë, por, duke qenë se ka përkuar ardhja e tij me aktivizimin tim në Kombëtare, mendoj se ka bërë shumë punë. Nga viti 2002 dhe deri më tani është bërë revolucion, edhe pse e mira s’ka fund. Duka është njeriu i duhur për drejtimin e Federatës. Vërtet ka 16 vite dhe duken shumë, por ai nuk është 80 vjeç, siç ka qenë Blateri në FIFA. Nuk mund të themi se ai nuk ka energji. Deri pak vite më parë thoshim se kur do ta shikojmë një herë Shqipërinë në Europian apo Botëror. Një objektiv u arrit dhe ishte ëndërr.

Përtej batutës, fakti që ka përmendur emrin tuaj, mos ndoshta keni pasur edhe ju ambicie…

Për këtë mund të flasim pas 16 vitesh (qesh). Megjithatë, duhet të rrijë i qetë sepse unë nuk kam pasur kurrë ambicie për t’u bërë president i FSHF-së. Madje, po ju them se edhe për të qenë trajner, nuk e kam pasur si ambicie. Ishte insistimi i De Biazit që vendosa të jem pjesë e stafit të tij dhe më pas të drejtoj Kombëtaren U-19.

Natyrisht e falënderoj Dukën për vlerë- simin, por nuk më ka shkuar kurrë nëpër mend që unë një ditë mund të jem kandidat për kreun e FSHF-së. Gjithsesi, do të flasim pas 16 vitesh (qesh).

Aktualisht, ku jeni fokusuar më shumë?

Për momentin jam i angazhuar me punën e menaxherit dhe së fundmi ishte diç- ka e bukur që arrita të transferoja te Verderi një lojtar si Rashica. Ishte një hap i madh për lojtarin në radhë të parë dhe natyrisht për mua, pasi nuk kam shumë kohë me këtë punë.

Keni pasur këtë periudhë ndonjë ofertë nga klubet për trajner?

Dëshira ime është të qëndroj në futboll dhe kjo nuk diskutohet. Siç e thashë, jam i kënaqur për momentin në aspektin menaxherial dhe pres që lojtarët që bashkëpunoj të bëjnë hapa të mëdhenj si Milot Rashica.

Kjo është kënaqësi, për më tepër kur këtë punë e bën një ish-futbollist.

Koha po tregon se keni pasur të drejtë dy vite më parë kur jeni shprehur se u gabua me Rashicën që nuk u grumbullua me Shqipërinë në Europian… Ishte fakt, sepse Rashica ishte lojtari më i ri me pasaportë shqiptare që luante si titullar në një kampionat si ai holandez.

Nuk po themi që ai duhet të ishte në formacion me Shqipërinë, por ama me tri ndeshje në Europian, ku ne futeshim si jofavoritë për të kaluar grupin, duhet të kishte vend patjetër një 19-vjeçar, i cili mund të shpërthente në ato pak minuta që mund t’i rezervoheshin.

Edhe në Kombëtaret më të njohura në botë, ka pasur lojtarë me moshë më të vogël që kanë luajtur në kompeticione të tilla. De Biazi e dinte shumë mirë këtë, pavarësisht se, nga ana tjetër, thoshte se do të bazohej te grupi që e kishte çuar në Europian. Rashica e meritonte pa diskutim një vend te Shqipëria dhe këtë nuk e them se mbroj interesat e tij, por për aq sa di unë në futboll. Të njëjtën gjë do të thosha edhe nëse nuk isha menaxher i tij.

JORGIS MEMO






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com