EKSKLUZIVE/ Laçi s’ndalet, zbulohet goditja e dytë në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 21:26

EKSKLUZIVE/ Laçi s’ndalet, zbulohet goditja e dytë në merkato

Pas huazimit të mbrojtësit të majtë, Erjon Hoxhallari, klubi i Laçit ka zyrtarizuar në prezantimin e trajnerit të ri, Besnik Prenga, një lojtar kroat. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mesfushori 24-vjeçar, Nikola Eller, ka firmosur për bardhezinjtë.

Laci2-470x363

Eller është një njohje e vjetër e Prengës, teksa e ka stërvitur kur ka drejtuar ekipin e Ligës së Dytë kroate, NK Hrvatski Dragovoljac.

Lacio

Laçi pritet të fuqizohet në ditët në vijim edhe me dy lojtarë të tjerë, të cilët vijnë nga Krocia. Nga ana tjetër, gazeta mëson se klubi kurbinas ka arritur të bindë brazilianin Maikon Eskerda, i cili do të rikthehet te Laçi, për të qenë gati për Kupat e Europës.

Eller

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"