EKSKLUZIVE/ Laçi “peshkon” talente te Apolonia, katër të rinj firmosin me kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 14:54

EKSKLUZIVE/ Laçi “peshkon” talente te Apolonia, katër të rinj firmosin me kurbinasit

Laçi bën katër afrime njëheresh në ditën e fundit të merkatos.

200

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime të sigurta në klubin kurbinas se mbrojtësi Arlind Kurti, mesfushorët Alvi Mezani dhe Stiven Bibo, si dhe sulmuesi Arbër Mehmetllari janë federuar për llogari të kurbinasve.

Dy të parët vijnë nga Apolonia dhe shihen si elementë të perspektivës, të cilët do të kenë shansin të afirmohen në Superiore me Laçin.

11 mezani

Nga ana tjetër, Bibo është një 19-vjeçar që vjen nga Spanja, ndërsa është formuar te akademia e Internacionalit.

bibo

Ndërsa Mehmetllari është një emër i njohur për sulmin, pasi në Superiore ka qenë pjesë e Luftëtarit, Bylisit dhe Dinamos. Gjithashtu ka luajtur në Kroaci me Lokomotiv Zagrebin dhe NK Rudes.

mehmetllari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"