EKSKLUZIVE/ Zbehet pista “Duro” te Laçi, një tjetër trajner i Superiores kandidat për stolin e kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 22:16

EKSKLUZIVE/ Zbehet pista “Duro” te Laçi, një tjetër trajner i Superiores kandidat për stolin e kurbinasve

Deklarata e Stavri Nicës pas fitores 6-1 të Laçit kundër Apolonisë la të kuptohet se klubi kurbinas vazhdon të kërkojë për të gjetur një tjetër trajner që do të drejtojë skuadrën e parë. “Panorama Sport” bëri të ditur në javën e kaluar se kandidat potencial për stolin bardhezi ishte Shpëtim Duro, por mesa duket palët nuk kanë gjetur një marrëveshje. Gjithsesi, burime në klub treguan për gazetën se në orët e fundit ka nisur të qarkullojë emri i Gentjan Mezanit, një njohje e vjetër e presidentit Pashk Laska.
mEZANI
Vlonjati ka dhënë dorëheqjen nga Gjilani pas dy viteve në Superligën e Kosovës dhe tashmë është trajner i lirë. Nuk përjashtohet mundësia që të ulet sërish në stolin e Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"