EKSKLUZIVE/ Laçi ndërkombëtar, kurbinasit gjejnë mesfushor. Zbulohet afrimi i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 9:09

EKSKLUZIVE/ Laçi ndërkombëtar, kurbinasit gjejnë mesfushor. Zbulohet afrimi i fundit

Brajan Joel Rodriguez është afrimi më i fundit i Laçit në merkato. “Panorama Sport” zbulon se 22-vjeçari me origjinë nga Meksika, por i formuar si futbollist në Amerikë, ka arritur marrëveshjen me klubin kurbinas dhe menjëherë ka dalë në stërvitje nën urdhrat e Armando Cungut.

12D59EAF-08E1-4107-BD5B-92504D65BE77

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre me tipare sulmuese, që mund t’u bëjë punë bardhezinjve. Karriera e tij është modeste, ndërsa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit Odra Vodzislav, që militon në Ligën e Tretë të Polonisë. Më parë ai ka qenë pjesë e klubit Fullerton, Orange Kaunti dhe Los Angeles Volves në Amerikë.

Për të gjetur të dhëna në internet për lojtarin me pasaportë amerikane është shumë e vështirë, por gjatë vitit të kaluar për të kanë shkruar mediat polake, duke theksuar se Rodriguez kishte bërë një provë 2-javore te Odra Vodzislav dhe kishte lënë përshtypje të shkëlqyer te trajneri.

60535E25-C389-4A66-8E41-F83FF8A24609

TESTIMET – Laçi nuk heq dorë nga “peshkimi” i lojtarëve të rinj të talentuar. Së fundmi në skuadrën kurbinase është afruar 18-vjeçari Argjend Qela, i cili vjen nga Liria e Prizrenit. I riu pritet të vëzhgohet nga trajneri Armando Cungu për disa ditë, e më pas do të vendoset nëse klubi do të firmosë një kontratë.

Laçi ka pikasur jo pak herë futbollistë të rinj me shumë të ardhme, që pasi janë afirmuar te skuadra kurbinase në Superiore, më pas janë transferuar në ekipe të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"