EKSKLUZIVE / Laçi i beson një tjetër eksperti, Mirel Josa pranë pankinës kurbinase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 19:39

EKSKLUZIVE / Laçi i beson një tjetër eksperti, Mirel Josa pranë pankinës kurbinase

Mirel Josa pranë pankinës së Laçit. Ky është lajmi i bujshëm që “Panorama Sport” ka mësuar në orët e fundit, sa i përket skuadrës kurbinase.

josaaaa

Edhe pse kjo e fundit iu kthye fitoreve me Sero Nokën në pankinën e ekipit duke mundur Kastriotin, drejtuesit e klubit janë pranë akordit me trajnerin e njohur, me të cilin besojnë se ekipi mund të shprehë potencialin e plotë dhe të jetë mes pretendentëve për titullin kampion.

Në orët në vijim priten zhvillime të reja në këto diskutimet mes palëve por tashmë është e qartë se në kampin kurbinas gjërat po lëvizin dhe mund të ketë zhvillime të reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"