EKSKLUZIVE/ Laçi gol nderi në Belgjikë, Duro: Super i kënaqur me skuadrën, humbja e parë joreale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 8:18

EKSKLUZIVE/ Laçi gol nderi në Belgjikë, Duro: Super i kënaqur me skuadrën, humbja e parë joreale

Laçi i jep fund aventurës në Europë, me një arritje historike deri në turin e tretë, si kurrë më parë në një kompeticion Europian. Menjëherë pas ndeshjes së kthimit në Belgjikë, trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro, ekskluzivisht për “Panorama Sport” bën një prononcim në lidhje me çfarë ka ndodhur në këtë tur, për ndeshjen e kthimit por edhe për golat e pësuar në 90 minutat e para që janë luajtur në “Elbasan Arena”.

Duro

 

“Jam super i kënaqur me skuadrën. Kemi bërë një paraqitje me mjaft dinjitet”, tregon fillimisht trajneri i kurbinasve nga Belgjika. Më tej, Duro komenton paraqitjen e të tijve. “Edhe këtë ndeshje patëm mungesa të rëndësishme si Mazrekaj dhe Deliu, pika të forta për ekipin tonë.

Deliu nuk u aktivizua për shkak të disa problemeve në rrëzën e kofshës. Ndaj Anderlehtit kemi aktivizuar katër apo pesë lojtarë të rinj, që është diçka pozitive si për vetë futbollistët, por edhe për klubin”, ka vijuar më tej trajneri i Laçit. Duro, në prononcimin e tij, shprehet edhe se tre golat e pësuar në Elbasan, prodhuan një rezultat jo të drejtë. “Unë e kam thënë edhe pas ndeshjes së parë që rezultati i saj nuk ishte real. Atje kemi pësuar gola nga goditje standarde, që u dhanë atyre lirshmëri të madhe si për atë takim, por edhe ndeshjen e kthimit”, ka deklaruar Shpëtim Duro për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"