EKSKLUZIVE/ Laçi godet në merkato, pasuesi i Guindosë vjen nga… Serbia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 14:31

EKSKLUZIVE/ Laçi godet në merkato, pasuesi i Guindosë vjen nga… Serbia

Ndryshimet e shumta që ka pësuar Laçi që pas përfundimit të sezonit të shkuar e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen në merkaton e verës.

XHORXHE IVKOVIC

Largimet kanë qenë me peshë, ku i fundit që ka zyrtarizuar “divorcin” me kurbinasit ka qenë sulmuesi dhe njëkohësisht “Këpuca e Artë” e superiores në sezonin 2021-2022, Saliu Guindo.

Gjithsesi, pak ditë para startit të edicionit të 84-ët të Superiores Laçi duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Guindosë dhe bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë nga Serbia.

“Panorama Sport” zbulon se Xhorxhe Ivkoviç pritet të jetë goditja më e fundit e Laçit në merkaton e verës. 26- vjeçari aktualisht po stërvitet me laçianët duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Dejan Vukiçeviç.

Klubi ende nuk e ka bërë zyrtare këtë afrim, mbase drejtuesit kërkojnë që ta shikojnë gjendjen e tij në stërvitje apo mund të ketë ndonjë problem dokumentacioni, pasi në fillim të korrikut ai kaloi në Kazakistan tek Akzhajik, por pa debutuar.

Karriera e shtatlartit është përqendruar kryesisht në futbollin serb, ku skuadra e fundit me të cilin ka luajtur ka qenë IMT Novi Beograd në ligën e dytë Serbe.

Në 13 ndeshje me IMT Novi Beograd, 26-vjeçari shënoi 4 gola në kampionat.

Nëse palët gjejnë akordin, i bie që Ivkoviç ka një detyrë vështirë, pasi i duhet të plotësojë boshllëkun që ka lënë largimi i golashënuesit më të mirë të ekipit, Saliu Guindo.

Me 26-vjeçarin serb treshja sulmuese do të përbëhet nga Mazrekaj e Adeleke në krahë, si dhe Ivkoviç në majë.

XHORXHE IVKOVIC 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"