EKSKLUZIVE/ Laçi bën goditjen e parë, vjen mbrojtësi që ka luajtur me Partizanin e Beogradit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 14:37

EKSKLUZIVE/ Laçi bën goditjen e parë, vjen mbrojtësi që ka luajtur me Partizanin e Beogradit

Laçi bën goditjen e parë në merkaton e verës.

LUKA CUCIN

Pas largimeve të shumta, “Panorama Sport” zbulon se klubi kurbinas ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e djathtë serb, Luka Cucin.

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar të lindur në Beograd, që së fundmi ka qenë pjesë e klubit të njohur boshnjak, Borac Banja Luka. Cucin luan në të gjithë krahun e djathtë, duke kompensuar në këtë mënyrë largimin e tetovarit, Bashkim Velija.

Në të kaluarën mbrojtësi ka qenë pjesë e klubit të famshëm serb, Partizan Beograd, ndërsa ka luajtur edhe për Vojvodinën, Spartak Suboticën dhe FK Indija.

Cucin do të jetë në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro që në ndeshjet e Ligës së Konferencës, teksa nesër Laçi mëson edhe rivalin për turin e parë.

SKEDAT E LOJTARIT –

skeda

skeda 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"