EKSKLUZIVE/ Laçi bën goditjen e madhe në mbrojtje, rikthen në Shqipëri lojtarin që fitoi titullin me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 17:05

EKSKLUZIVE/ Laçi bën goditjen e madhe në mbrojtje, rikthen në Shqipëri lojtarin që fitoi titullin me Kukësin

Laçi bën një goditje të madhe në mbrojtje. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime në klub kurbinas se sot është arritur marrëveshja me mbrojtësin Albi Alla, i cili është një emër i njohur për kampionatin shqiptar.

albi alla

29-vjeçari ka luajtur në Kinë në katër sezonet e fundit, ndërsa në Superiore u bë i njohur te Kukësi, ku fitoi titullin kampion dhe gjithashtu u grumbullua nga Kombëtarja. Alla ka qenë më parë edhe pjesë e Bylisit dhe Flamurtarit në Superiore. Afrimi i tij blindon mbrojtjen e Laçit, ku pas eliminimit nga Liga e Konferencës u largua Renato Malota.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"