EKSKLUZIVE/ Laçi bën dy goditje, “pazar” në Vlorë dhe Gjirokastër (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 20:47

EKSKLUZIVE/ Laçi bën dy goditje, “pazar” në Vlorë dhe Gjirokastër (FOTO)

Laçi vijon me përforcimet në merkato. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht, se skuadra kurbinase, ka kryer një goditje dyshe së fundmi, duke afruar në skuadër, mbrojtësin e Luftëtarit, Aurel Demo dhe mesfushorin qendror të Flamurtarit, Lukas Ramos.

Demo 2 logo

Aurel Demo me fanellën e Laçi, gjatë miqësores së sotme ndaj Apolonisë

Të dy këta futbollistë janë aktivizuar në miqësoren e sotme ndaj Apolonisë, ku skuadra e Armando Cungut triumfoi me rezultatin 0-1 falë golit të Markut në minutën e 88-të. Gazeta ka arritur të sigurojë edhe foto nga aktivizimi i sotëm i 2 futbollistëve Ramos dhe Demo.

Ramos 1 logo

Braziliani Ramos, me fanellën e Laçit, gjatë miqësores së sotme ndaj Apolonisë

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"