EKSKLUZIVE/ Laçi apelon dënimin e FIFA-s, çon në KAS Ramosin dhe grekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2022 | 14:40

EKSKLUZIVE/ Laçi apelon dënimin e FIFA-s, çon në KAS Ramosin dhe grekët

Laçi e ka pësuar nga fut bollisti brazilian Ukas Ramas, i cili më 16 shkurt ka fituar gjyqin në Dhomën e Zgjidhjeve të Mosmarrëveshjeve në FIFA, ku kurbinasit duhet të paguajnë rreth 32 mijë euro, në rast se nuk duan që t’u bllokohet merkatoja. Pas lajmit të publikuar dje në “Panorama Sport”, drejtuesit e Laçit kanë komunikuar me gazetën dhe kanë vënë në dispozicion materiale që tregojnë se kurbinasit e kanë apeluar në KAS-in e Lozanës vendimin e dhënë nga FIFA në dëm të tyre.

Laci festa logo

Përveç hedhjes poshtë të vendimit të dhënë në disfavor të tyre, përmes argumenteve të detajuara Laçi kërkon 64 mijë euro dëmshpërblim nga lojtari sipas kushteve penalizuese të kontratës dhe prishjes së saj, si dhe firmosjes te grekët e Verias, edhe pse ishte nën kontratë.

PROCESI – Laçi ka zgjedhur një studio ligjore gjermane në Berlin për t’u mbrojtur në KAS, me avokat Jan Shvile.

Gjyqi në FIFA është zhvilluar më 16 shkurt 2022 dhe palët janë njoftuar më 15 mars për vendimin e marrë. Sipas dosjes së apelimit që klubi kurbinas i ka vënë në dispozicion “Panorama Sport” mësohet se ata kanë paditur ish-lojtarin e tyre dhe klubin grek të Verias, që firmosi me brazilianin, ndonëse ishte nën kontratë me kurbinasit.

Më 12 prill KAS-i ka pranuar dosjen e apelimit të Laçit që ishte depozituar që më 5 prill, duke pezulluar afatin e ankuesit deri në një njoftim të dytë. Më 3 maj 2022, KAS u ka dërguar një letër palëve duke përcaktuar se ankuesi duhet të paraqesë dokumentin e apelimit deri më 13 maj 2022.

Por përmes korrespondencave të ankimuesit kemi një shtyrje të afateve dhe më 20 maj 2022, dokumenti i ankesës është dorëzuar përmes e-mailit dhe platformës së dosjeve elektronike.

Laçi në dosjen e apelimit ka pasqyruar të gjitha listë-pagesat e bëra karshi Lukas Ramosit duke hedhur poshtë edhe pretendimet e tij për mosshlyerje detyrimesh. Madje, klubi kurbinas ka vënë në dispozicion të gazetës edhe vërtetim të detajuar bankar, ku tregohen derdhjet e kryera nga Laçi në llogarinë e brazilianit, vërtetim i cili është pasqyruar edhe në dosjen e dërguar në KAS.

Drejtuesit e Laçit dhe studioja ligjore gjermane në dosje kanë detajuar edhe të gjitha veprimet dhe shkeljet kontraktuale të Ramosit duke mos u paraqitur në stërvitje, kështu që ai është përballur me penalizimet e dakordësuara në kontratë në verën e 2020-ës kur firmosi për bardhezinjtë.

Pala ankimuese ka pasqyruar edhe bazën ligjore, ku u lind e drejta e ankimimit dhe dëmshpërblimi nga ish-lojtari brazilian që u largua pa leje, si dhe klubit grek, Veria, që e federoi në verën e shkuar.

Laçianët kanë depozituar në KAS gjithë tabelën e detyrimeve të paguara për lojtarin, që kanë të bëjnë me pagat mujore, sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, etj.

KONKLUZIONI – Laçi ka kërkuar nga KAS-i rrëzimin e vendimit të FIFA-s, si dhe Lukas Ramos të paguajë kompensim për shkelje të kontratës në shumën prej 64 000 eurosh. Gjithashtu kërkohet që edhe grekët e Verias të jenë bashkërisht përgjegjës për këtë pagesë.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ “Pi birra dhe nuk vjen në stërvitje”, futbollisti merr në “qafë” Laçin, zbulohet biseda me presidentin Laska (DOKUMENTI)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"