EKSKLUZIVE/ La Tiranën me 10 lojtarë në derbin me Partizanin, Bruno Lulaj: Nuk ishte karton i kuq, preka topin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:18

EKSKLUZIVE/ La Tiranën me 10 lojtarë në derbin me Partizanin, Bruno Lulaj: Nuk ishte karton i kuq, preka topin!

Në minutën e 37-të, karton i kuq për Bruno Lulajn.

BRUNO LULAJ

Mbrojtësi ndalon Skukën në kufijtë e zonës, teksa sulmuesi i Partizanit po nisej drejt portës. Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë dhe vetëm pasi topi del jashtë, një minutë më vonë, shkon të shohë pamjet në ekranin e VAR-it.

Pas verifikimit të pamjeve, ai i nxjerr kartonin lojtarit të bardhebluve, si i fundit në momentin e aksionit. Në fund të ndeshjes, Lulaj për “Panorama Sport” deklaroi:

“Nuk e preka (Skukën), preka vetëm topin. I kuqi ishte i padrejtë”.

Në fakt, Lulaj luante derbin e parë me Tiranën dhe ndeshjen e tretë me fanellën bardheblu.

Ai aktivizohej në vend të Najdovskit, por nuk mundi ta mbyllë ndeshjen, pasi u ndëshkua me të kuq për një faull ndaj Skukës në pjesën e parë të lojës.

Qendërmbrojtësi është i vetmi lojtar i Tiranës, që meriton notë negative në këtë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"