Zyrtare/ Kukësi merr një qendërmbrojtës boshnjak, zbulohet formula e transferimit të 21-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 8:15

Zyrtare/ Kukësi merr një qendërmbrojtës boshnjak, zbulohet formula e transferimit të 21-vjeçarit

Kukësi bën afrimin e parë në merkaton e janarit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se qendërmbrojtësi boshnjak, Numan Kurdiç, mund të quhet lojtari më i ri i verilindorëve. Mësohet se drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me klubin kampion të Bosnjës, Sarajeva, për të huazuar në pjesën e mbetur të këtij sezoni lojtarin 21-vjeçar. Kurdiç është produkt i akademisë së klubit të madh boshnjak, por duke mos pasur hapësira, ka luajtur deri në dhjetor në Superligën serbe me skuadrën e Novi Pazarit.
4eXTtOhw0bXgHzpBHrGKPIeRJ6TjpRCV
Qendërmbrojtësi 1.85 metra është aktivizuar në 16 ndeshje, ku titullar ka qenë në 11 prej tyre. Ndërsa me fanellën e Sarajevës në Superligën boshnjake numëron tetë takime. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022, prandaj dhe drejtuesit e dy klubeve gjetën një marrëveshje për huazimin 6- mujor te Kukësi.

Për herë të fundit në fushë Kurdiç ka qenë më 16 dhjetor në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit serb. Pritet që boshnjaku të mbërrijë këto ditë në Tiranë, për të bërë edhe prezantimin.

Ndërkohë, klubi i Kukësit pret të mbyllë marrëveshjen edhe me qendërmbrojtësin e Vardarit, Viktor Velkoski.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"