EKSKLUZIVE/ Kukësi sfidon Partizanin për Shkurtajn, zbulohen prapaskenat e orëve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 18:24

EKSKLUZIVE/ Kukësi sfidon Partizanin për Shkurtajn, zbulohen prapaskenat e orëve të fundit

Partizani dhe Kukësi janë në një duel të ashpër, por të “nëndheshëm” për Vasil Shkurtajn. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se sulmuesi ka mbërritur në Shqipëri dhe po shqyrton ofertat e dy klubeve.

shkurtaj

Momentalisht është Kukësi në avantazh për të rikthyer bomberin vlonjat në skuadër, por Partizani nuk ka hequr dorë. Madje nuk përjashtohet mundësia që të kuqtë ta parakalojnë Kukësin gjatë orëve të ardhshme.  Kujtojmë që sulmuesi 29 vjeçar ka qenë pjesë e Kukësit në sezonin 2019-2020 dhe në 46 ndeshje shënoi 27 gola. Më pas ai u transferua te kinezët e Jiangxi Beidamen ku në 11 ndeshje ka shënuar 1 gol.

LEXO EDHE: Shkurtaj-Partizani, negociatat drejt… “thyerjes”

EKSKLUZIVE / Klauzola dhe kushte, Shkurtaj: Ju tregoj të vërtetën me Partizanin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"