EKSKLUZIVE/ Kukësi rikthen ish-trajnerin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 12:31

EKSKLUZIVE/ Kukësi rikthen ish-trajnerin e Kamzës

Lëvizje surprizuese në orët e fundit në klubin e Kukësit. “Panorama Sport”  mëson ekskluzivisht se ish-trajneri Kamzës, Ramadan Ndreu, do të marr një post drejtuesi te nënkampionët në fuqi.

ramadan ndreu

Bëhet fjalë për atë të menaxhimit, teksa Ndreu është emëruar drejtor.  Lajmi është konfirmuar së fundmi edhe nga faqja zyrtare e klubit. Falë përvojës së madhe në kampionatin shqiptar, ish-trajneri i Kamzës do të jetë një ndihmë e madhe për verilindorët.

 

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"