EKSKLUZIVE/ Kukësi projekton Armando Cungun si pasardhësin e Milinkoviçit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 13:15

EKSKLUZIVE/ Kukësi projekton Armando Cungun si pasardhësin e Milinkoviçit

Klubi i Kukësit po projekton Armando Cungun si pasardhës të trajnerit Mlladen Milinkoviç. Nuk është thjesht një hipotezë, por mes zyrtarëve të klubit kampion në fuqi dhe trajnerit shkodran ka pasur bisedime paraprake për atë që mund të ndodhë në fund të këtij muaji. “Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e…

Klubi i Kukësit po projekton Armando Cungun si pasardhës të trajnerit Mlladen Milinkoviç. Nuk është thjesht një hipotezë, por mes zyrtarëve të klubit kampion në fuqi dhe trajnerit shkodran ka pasur bisedime paraprake për atë që mund të ndodhë në fund të këtij muaji.

Cungu

“Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e Kukësit kanë pritur që pas humbjes ndaj Skënderbeut, trajneri Milinkoviç të jepte dorëheqjen. Mirëpo, ky i fundit ia ka kaluar “topin” presidentit Safet Gjici. Në mes është kontrata, e cila është “kopsitur” mirë nga përfaqësuesit ligjorë të serbit.

Në rast se kreu i klubit vendoste për largimin e trajnerit pas mbledhjes së fundit që zhvilloi, atëherë do të cilësohej shkarkim. Kësisoj, më pas do të kishte bisedime për gjetjen e konsensusit sa i përket dëmshpërblimit që do të përfitonte trajneri për prishje të njëanshme të kontratës. Milinkoviç merr një pagë prej 5 mijë eurosh në muaj, ndërsa te Kukësi ka ardhur bashkë me një staf të përbërë nga tre ndihmës.

Cungu ne konference shtypi pas ndeshjes me Metalurgun

Pas humbjes në Korçë, edhe vetë serbi mësohet se ka qenë i ndërgjegjshëm se mund të shkarkohej, por me sa duket, Gjici ka rënë në “dashuri” me punën e tij, pavarësisht mungesës së rezultateve. Por, gjithçka mbetet për t’u parë në javët e ardhshme, ku në lojë është edhe një ultimatum për tri fitore radhazi kundër Lushnjës, Teutës dhe Luftëtarit.

Cungu dhe Starova

Gjithsesi, në skenë është rikthyer shkodrani Cungu, i cili ka bërë historinë me Kukësin duke kaluar tri ture në Ligën e Europës, pikërisht në sezonin debutues të verilindorëve. Në këtë periudhë, Cungu ka qëndruar larg medias. I kontaktuar dje nga gazeta, ish-trajneri i Vllaznisë as e ka mohuar dhe as e ka pohuar lajmin duke mos iu përgjigjur pyetjes për bisedime me klubin e Kukësit.

Jorgis Memo






1 comment Shfaq Komente Fshih komente
  • Nuk do ta besoj qe nje djale fisnik Shkodre te ulet ne gjunj para nje karikature si Gjici. Turp per Armandon nese e pranon. Kthehu mbrapa ne kohe kur te hodhi si njeri pa vjere.

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com