EKSKLUZIVE/ Kukësi nuk po drejtohet nga Skënder Gega, ja çfarë po ndodh në ndeshjen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 13:51

EKSKLUZIVE/ Kukësi nuk po drejtohet nga Skënder Gega, ja çfarë po ndodh në ndeshjen e Kupës

Kukësi po luan ndaj Besës në këto momente ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në kompleksin “Internacional” në Pezë.

Kukesi Besa

Ajo që habit është mungesa e trajnerit Skënder Gega, teksa Kukësi drejtohet nga zv.trajneri Rrahman Hallaçi. Zyrtarisht në klub nuk konfirmojnë një largim të tij, por thjesht një mungesë për një problem personal. Në orët në vijim do të qartësohet gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"