EKSKLUZIVE/ Kukësi nuk do të ndahet me Shkurtajn, verilindorët “hapin thesin” për sulmuesin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 18:00

EKSKLUZIVE/ Kukësi nuk do të ndahet me Shkurtajn, verilindorët “hapin thesin” për sulmuesin vlonjat

Kukësi tenton që të mbajë Vasil Shkurtajn të paktën për Kupat e Europës. Shënuesit më të mirë të skuadrës dhe krejt kampionatit, i mbaron kontrata në mbyllje të këtij muaji (konkretisht më 30 qershor) dhe logjikisht duhet të ulet me klubin për ta zgjatur të paktën për një muaj. E megjithatë, drejtuesit do bëjnë çmos që ta bindin që të qëndrojë edhe për ndeshjet europiane. Dhe kjo nuk është vetëm një dëshirë, pasi verilindorët kanë hedhur hapa konkretë. Ata ia kanë bërë gati ofertën e re, e megjithatë vendimi final i takon 28-vjeçarit.
Shkurtaj

Ky i fundit e ka thënë hapur që nuk do të luajë në Shqipëri, por kjo nuk e përjashton mundësinë që ai të rrijë edhe për disa takime ekstra me Kukësin dhe më pas të bëhet gati për t’u transferuar jashtë vendit.

OFERTA PËR EUROPËN
Oferta për zgjatjen e kontratës derisa të përfundojë kampionati, do të jetë me të njëjtat kushte që sulmuesi
ka dhe aktualisht. Pra ai do të përfitojë 7000 euro rrogë mujore dhe 1000 mijë euro bonus për gol dhe 500 euro për asistet. Por ndryshe do të veprohet nëse ai pranon që të jetë pjesë në Kupat e Europës. Oferta do të rritet në 8000 mijë euro në muaj, ndërsa bonuset do të jetë 2000 mijë euro për gol dhe 1000 mijë euro për asist, plus premiot e të tjera që mund të vendosen për çdo kalim turi. Nuk dihet nëse sulmuesi do e pranojë një marrëveshje të tillë, por në fillim të korrikut do të zbardhet gjithçka për këtë “operacion”. Nëse Shkurtaj
nuk do të pranojë të jetë pjesë e ekipit në aventurën europiane, atëherë drejtuesit do të vihen në ndjekje të zëvendësuesit të tij dhe duhet thënë se disa variante i kanë në tavolinë, por ende nuk ka asgjë konkrete.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"