EKSKLUZIVE/ Kukësi gjen më në fund qendërsulmuesin, vjen ish-lojtari i Sherifit për të siguruar golat e verilindorëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 14:31

EKSKLUZIVE/ Kukësi gjen më në fund qendërsulmuesin, vjen ish-lojtari i Sherifit për të siguruar golat e verilindorëve (VIDEO)

Kukësi gjen më në fund sulmuesin që po kërkon prej muajsh.

ARTIOM PUNTUS

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin verilindor se 26-vjeçari moldav Artiom Puntus ka arritur marrëveshjen me Kukësin.

Bëhet fjalë për një lojtar shumë të njohur në Moldavi, që ka luajtur me klube si Sherif Tiraspol, Sfintul dhe Milsami.

Në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni si pjesë e Milsamit, ka arritur të shënojë pesë gola.

Puntus është qendërsulmues tipik, ndërsa së fundmi është grumbulluar edhe nga Kombëtarja moldave.

SKEDA E LOJTARIT –

ARTIOM PUNTUS 2

ARTIOM PUNTUS 3


VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"