EKSKLUZIVE/ Kukësi “fiksohet” për mesfushor, nisin bisedimet me futbollistin e Grasshopers

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2019 | 19:30

EKSKLUZIVE/ Kukësi “fiksohet” për mesfushor, nisin bisedimet me futbollistin e Grasshopers

Kukësi nuk ka në plan të dorëzohet në këtë merkato. Gjelbrim Taipi është synimi më i ri i verilindorëve për këtë verë. Burime të besueshme të “Panorama Sport” konfirmojnë për gazetën se kanë hyrë në tratativa për ta afruar në skuadër mesfushorin kosovar.

Taipi

Lojtari 26-vjeçar shihet si afrim shumë i rëndësishëm te nënkampionët e vendit, i cili mund të bëjë shumë mirë në mesin e fushës. Për momentin mësohet se bisedat e para janë kryer midis palëve, por mbetet për t’u parë nëse do të arrihet marrëveshja në ditët në vazhdim ose jo.

Kjo, për shkak se kuksianët gjatë kësaj merkatoje vere kanë kërkuar shumë lojtarë, duke hedhur “grepat” edhe te futbollistët e Kombëtares, por pretendimet e larta financiare kanë bërë që palët të mos bien dakord për të arritur në një marrëveshje.

SKEDA – Dy sezonet e fundit, Gjelbrim Taipi ka qenë pjesë e skuadrës së Grasshopers në Superligën zvicerane, teksa sezonin e fundit është aktivizuar në 16 ndeshje, kurse një vit më parë në 15 të tilla. Më parë, 26-vjeçari ka qenë pjesë e St.Gallen po në Superligën zvicerane, ndërkohë që ka luajtur për disa sezone në kategorinë inferiore me FC Uil dhe FC Shafausen.

Gjelbrim_Taipi_Wil_player

Para se të bënte hapin e madh për të shkuar në kampionatin zviceran, Taipi ka milituar në radhët e Shkëndisë së Tetovës, ku edhe ka qenë një lojtar kyç i kësaj skuadre. Nëse do të jetë Kukësi skuadra e radhës apo jo, mbetet e gjitha për t’u parë gjatë kësaj merkatoje vere.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"