EKSKLUZIVE/ Kukësi do me çdo kusht trofe, Gjici komenton shortin: E kalojmë Teutën, nuk kisha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 8:30

EKSKLUZIVE/ Kukësi do me çdo kusht trofe, Gjici komenton shortin: E kalojmë Teutën, nuk kisha…

Shorti i ka rezervuar Kukësit përballjen ndaj Teutës për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në kampin verilindor janë të kënaqur dhe në të njëjtën kohë besojnë shumë se do të jenë ata sërish fituesit e këtij trofeu.Safet Gjici

Është presidenti Safet Gjici, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” ka komentuar shortin, ndërsa ka theksuar se ekipi i tij është i destinuar të shkojë në finale me kualitetet që ka. “Nuk kisha preferenca për shortin.

Për ne njësoj ishin të gjithë kundërshtarët. Besoj shumë se do ta kalojmë Teutën, pasi kemi kapacitete për ta bërë këtë gjë”, ka thënë shkurtimisht Gjici.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"