EKSKLUZIVE/ Kukësi “blindon” portën, vjen 24-vjeçari që ka dalë nga akademia e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 15:14

EKSKLUZIVE/ Kukësi “blindon” portën, vjen 24-vjeçari që ka dalë nga akademia e Juventusit

Kukësi “blindon” portën për sezonin 2020-2021. Entonjo Elezaj është afrimi më i ri i klubit verilindor. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se sot është arritur marrëveshja me 24-vjeçarin shqiptar, i cili është prodhim i akademisë së Juventusit.

entonjo ELEZAJ

Elezaj ka qenë pjesë e Kombëtareve të moshave kuqezi, madje edhe kur trajneri aktual i Kukësit, Skënder Gega, drejtonte Shqipërinë U-19. Përveç të rinjve të Juventusit, Elezaj është aktivizuar edhe në skuadra italiane të Serisë B dhe C si Lançiano, Pro Verçeli, Peruxhia, Rasing Fondi dhe Katanzaro. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit nga Malta, Sliema Uanderers, ku deri në mars kur u ndërprenë aktivitetet kishte luajtur 7 ndeshje.

Sot i shoqëruar nga menaxheri i tij, Sergio Mesi, portieri u takua me drejtuesit e Kukësit dhe arriti marrëveshjen për një sezon me opsion rinovimi. Tashmë Kukësi ka katër portierë si Dashamir Xhika, Angelos Tafa, Entonjo Elezaj dhe Jetmir Basha.

KN FDG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"