EKSKLUZIVE/ Kukësi bind Shkurtajn, sulmuesi firmos kontratë të re. Do jetë pjesë e verilindorëve deri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 14:21

EKSKLUZIVE/ Kukësi bind Shkurtajn, sulmuesi firmos kontratë të re. Do jetë pjesë e verilindorëve deri…

Kukësi “blindon” Vasil Shkurtajn. Vetëm 10 orë qëndroi si lojtar i lirë në treg, pasi klubi ka nxituar që të ulet me sulmuesin dhe mbyll marrëveshjen për pjesën e mbetur të sezonit. Zyrtarisht, 28- vjeçari ka firmosur kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme për 5 javët e mbetura të kampionatit dhe ato të Kupës së Shqipërisë. Lojtari është thërritur që në mëngjes prej drejtuesve dhe në orën 10:00 ka arritur akordin, që zgjat deri më 2 gusht 2020 (ditë kur është llogaritur që të luhet finalja e Kupës). Vlonjati pasi ka dëgjuar përfaqësuesin e klubit që i parashtroi kushtet e kontratës së re, është bindur dhe ka hedhur “të zezën mbi të bardhë”.shkurtaj

KUSHTET

Gazeta “Panorama Sport” mëson se termat nuk kanë ndryshuar, pra ai do paguhet me 7 mijë euro dhe si bonus do të marrë 1 mijë euro për gol dhe 500 për asist. Por që të vinte “po”-ja e Vasil Shkurtajt, duhet që fillimisht të mbylleshin që të gjitha detyrimet e prapambetura. Dhe kështu ndodhi, atij i është plotësuar direkt kjo kërkesë. “Hesapet” tashmë janë zeruar, pasi verilindorët nuk kishin assesi në plan që të luanin ndeshjet e mbetura pa sulmuesin e tyre kryesor. Firma ka qetësuar edhe Orges Shehin, i cili këtë javë duhet të bëjë llogaritë me dy ndeshje tejet përcaktuese. Pikërisht nesër do të luajnë me Teutën për Kupë dhe të hënën me Tiranën në kampionat.Shkurtaj

OFERTAT

Vasil Shkurtaj e ka ndarë mendjen që të largohet nga Shqipëria me të mbyllur angazhimin me verilindorët. Edhe pse në janar klubi i ofroi një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 10 milionë lekësh në muaj dhe bonuset e golave, asisteve dhe trofeve të fituar, ai nuk u bind. Edhe pse Partizani me Tiranën u munduan që ta joshin, ai pret që të nisë një aventurë jashtë vendit dhe gjasat janë që të transferohet në Arabinë Saudite apo Kuvajt. Ofertat që kanë ardhur nga këto vende, janë të parezistueshme financiarisht. Gjithashtu, interes për sulmuesin ka nga Greqia dhe Kroacia, por pritet që vlonjati të zgjedhë atë që do t’i përmbushë kushtet. Kukësi e humbet “xhevahirin” me parametra “zero”, pra lojtari del i lirë. Të pasurit pasaportë greke e ndihmon jashtëzakonisht shumë, pasi edhe në Europë mund të luajë jo si ekstrakomunitar.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"