EKSKLUZIVE/ Kukësi barazoi me Luftëtarin, klubi ka gati gjobat. Gjici dërgon mesazh përmes drejtuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 18:42

EKSKLUZIVE/ Kukësi barazoi me Luftëtarin, klubi ka gati gjobat. Gjici dërgon mesazh përmes drejtuesve

Barazimi në Gjirokastër ka trazuar situatën te Kukësi, për më tepër në prag të një ndeshjeje mjaft të vështirë si ajo ndaj Partizanit, që do të luhet të dielën në “Air Albania”. 

Kukesi-Luftetari 0-0

Dy pikët e lëna ndaj Luftëtarit pritet të shoqërohen me masa financiare nga kreu i klubit Safet Gjici, i cili kërkon të cilësohet tashmë si president nderi i Kukësit.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin kuksian, se pas ndeshjes së djeshme në Gjirokastër, Gjici ka telefonuar vartësit e tij, duke mos e kapërdirë këtë barazim. Gazeta zbulon se në bisedën që ka bërë me një nga drejtuesit, Gjici ka kërkuar që ekipit t’i komunikohet se do të gjobiten për hapin fals me Luftëtarin.

Gjici

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë apo ishte një mërzitje e momentit e Gjicit, që njëherësh është kryetar i Bashkisë Kukës.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"