EKSKLUZIVE/ Kukësi arrin marrëveshjen paraprake me mesfushorin serb (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 9:27

EKSKLUZIVE/ Kukësi arrin marrëveshjen paraprake me mesfushorin serb (Video)

Kukësi ka arritur marrëveshjen paraprake me mesfushorin serb, Filip Osman. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klub se 25- vjeçari ka mbërritur dje, në mbrëmje, në Tiranë dhe sipas të gjitha gjasave sot do të nisë stërvitjen nën urdhrat e bashkëkombësit të tij, Mlladen Milinkoviç.

Osman

Marrëveshja që klubi ka bërë me lojtarin është që fillimisht të provohet dhe në rast se trajneri jep OK-in, atëherë do të vendosen kushtet e kontratës. Gazeta mëson se Osmani është njëri prej lojtarëve që ka studiuar këtë periudhë i dërguari me mision në Serbi nga presidentit Gjici, pikërisht zv/ trajneri Ivan Gvozdenoviç.

Osmani është një mesfushor me tipare shkatërruese që në tre sezonet e fundit ka luajtur me FK Bezanijën në Ligën e Dytë serbe. Në 12 ndeshje që është aktivizuar në pjesën e parë të këtij sezoni, Osmani ka qenë si titullar 8 herë. Më parë ai ka luajtur me ekipe si Vozdovac, Radniçki, Smederevo dhe Slavija të Sarajevës në kampionatin e Bosnjës.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"