EKSKLUZIVE/ Kukësi afron ish-sulmuesin e Skënderbeut, lojtari nis stërvitjen me verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 0:11

EKSKLUZIVE/ Kukësi afron ish-sulmuesin e Skënderbeut, lojtari nis stërvitjen me verilindorët

Verën që shkoi Kukësi afroi ishlojtarin e Kombëtares dhe Skënderbeut Enis Gavazaj, cilësitë e të cilit janë të mëdha. 25-vjeçari ka luajtur në 25 takime të Kukësit, 21 nga të cilat si titullar, e ka shënuar 1 gol.enis gavazaj

Drejtuesit shpresojnë që me trajnerin Shehi, Gavazaj të vijë në 100 për qind të formës së tij. Por, tashmë drejtuesit e Kukësit nuk janë ndalur me kaq, por gazeta zbulon se në radhët e nënkampionëve është afruar dhe vëllai i Gavazajt, Zenel Gavazaj, i cili prej ditësh po stërvitet me ekipin e parë të Kukësit.hqdefault

Nuk ka një konfirmim zyrtar nëse talenti 19- vjeçar ka firmosur me nënkampionët. Sulmuesi ka qenë më parë pjesë e Skënderbeut, por nuk gjeti hapësira në radhët e korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"