EKSKLUZIVE/ Kriza te Luftëtari, zbulohet titullari që ka prishur sot kontratën me klubin gjirokastrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 18:55

EKSKLUZIVE/ Kriza te Luftëtari, zbulohet titullari që ka prishur sot kontratën me klubin gjirokastrit

Nisin largimet nga Luftëtari pa u mbyllur ende sezoni 2019-2020. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se pak minuta më parë klubi ka zgjidhur kontratën me një prej titullarëve, Jurgen Dushkaj.
DUSHKAJ
Ky i fundit ka luajtur më tepër si mbrojtës i majtë gjatë kampionatit, por bëhet fjalë për një futbollist që bën disa pozicione edhe në mesfushë, e gjithashtu mund të përshtatet në sulm.

Gazeta ka siguruar dokumentin që tregon se palët kanë zgjidhur kontratën me marrëveshje. Dushkaj kishte firmosur për tri vite me Luftëtarin, por nga ky moment është lojtar i lirë dhe pa asnjë pretendim për rrogat nga klubi gjirokastrit.

Humbja poshtëruese ndaj Partizanit ka zhgënjyer pa masë tifozët gjirokastritë, të cilët tashmë janë të detyruar të shohin ekipin e tyre të zemrës në Kategorinë e Parë. Problemet financiare në klub kanë ndikuar jo pak këtë sezon.

Në historinë e klubit gjirokastrit nuk ka pasur asnjë sezon tjetër që të jetë bërë një paraqitje kaq e dobët dhe të jenë grumbullur vetëm 14 pikë pas 29 javësh kampionat.

luftetariiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"